Lajme

I vuri zjarrin shtëpisë së burrit, gjykata e lë në burg

Ka dalë sot para gjyqit Rudina Kishta, 42-vjeçarja e martuar prej pak kohësh me Ardianin nga Fieri. Ajo pasi i vuri flakën banesës së bashkëshortit, tentoi të mbyste në lumë dy vajzat e saj binjake.

Gjyqtari i Gjykatës së Fierit, Taulant Banushi, dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 42-vjeçaren.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në fshatin Grecalli të Fierit ku shtetasja Rudina Kishta, 42 vjeç i vuri flakën banesës së bashkëjetuesit të saj.

Mësohet se mes Rudinës dhe burrit të saj kishte pasur debate të njëpasnjëshme për shkak se shtetasi Ardian Gjika konsumonte alkool në mënyrë të vazhdueshme.

Sipas dëshmisë së saj Kishta e kishte djegur banesë për shkak se i shoqi i kishte premtuar që pasditen e 13 korrikut do ta kthente në banesën e prindërve të saj.

Duke pritur me orë të tëra kthimin e tij në shtëpi, bashkëjetuesi nuk është kthyer. Në këto kushte e ndjerë e zhgënjyer, 42-vjeçarja i ka vënë flakën banesës. Rudina Kishta e ka dhënë dëshminë e saj nën një ngarkesë të rëndë psikologjike për shkak të dy vajzave të saj të mitura e ndërsa ka shtuar se vajzat kërkonte t’i hiqte qafe që të mos vuanin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë