Ka ndodhur

I vuri zjarrin makinës në Kolonjë, arrestohet autori

Një 53-vjeçar nga Vora është arrestuar për zjarrvënien e një makine ditën e djeshme (25 nëntor) në Gërmenj të Kolonjës.

Policia thotë se 53-vjeçari Enver Cubi, ka djegur me lëndë djegëse për motive të dobëta mjetin ”Nissan” të 66-vjeçarit Th. Th.

“Ky shtetas dyshohet se ka djegur me lëndë djegëse, për motive të dobëta, automjetin tip fuoristradë të markës ‘Nissan’, në pronësi të shtetasit Th. Th., 66 vjeç, banues në Gërmenj, Kolonjë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 në Kolonjë teksa tashmë 53-vjeçari akuzohet për ”Shkatërrim i pronës me zjarr, me pasoja të rënda materiale.

Dyshohet se shkak i zjarrvënies ka qenë pikërisht një kullotë që ka çuar në konflikt mes dy personave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë