Politike

I vuri flakën rregullores, Edi Paloka përjashtohet 40 ditë nga punimet e Kuvendit

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e dy deputetëve Edi Paloka dhe Petrit Doda.

Kjo kërkesë vjen pas kaosit të krijuar në Kuvend në seancën e kaluar parlamentare.

Deputeti i PD Edi Paloka i vuri flakën rregullores së Kuvendit dhe si pasojë deputetët e PS kërkuan përjashtimin e tij nga Kuvendi.

Sekretariati i Etikës u mblodh më vonë dhe vendosi përjashtimin e tij me 40 ditë nga punimet e Kuvendit. Ndersa deputeti Petrit Doda u përjashtua 20 ditë nga punimet e Kuvendit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë