Zjarri i madh që shpërtheu në Malin e Shëngjinit dje pasdite dyshohet se është shkaktuar nga barinjtë. Policia bën me dije se ka identifikuar dhe dhe arrestuar në flagrancë autorët e dyshuar të vënies së zjarrit. Janë shtetasit M.I. 34 vjeç, banues në Ishull Shëngjin dhe A.U. 24 vjeç, banues në Shëngjin, të cilët janë prangosur për këtë zjarrvënie.
Përveç dy barinjve procedohet edhe një shtetas tjetër për zjarrvënie të qëllimshme në një sipërfaqe toke afër banesës së tij
Zjarr i dyshuar i vënë për qëllime përfitimi, hapje kullotash për bagëti etj, i cili ka marrë përmasa duke djegur disa hektarë bimësi e pisha si dhe rrezikuar banesa. Personat e proceduar penalisht do të duhet të përballen me veprat penale ” Shkatërrim prone me zjarr” kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 151 – 25 i Kodit Penal.
Materialet procedurale hetimore në ngarkim të shtetasve lartpërmendur, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.