Lajme

I vodhi telefonin një të ndaluari, në pranga oficeri i policisë

Një efektiv policie është prangosur mbrëmjen e sotme, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën.

Bëhet fjalë për 39-vjeçarin E.S, me detyrë oficer policie në Prokurorinë e rrethit Korçës. Ai dyshohet për vjedhjen e telefonit ndaj një të arrestuari më parë.

Akuzat ndaj tij janë për veprat penale "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën" dhe "Falsifikim i formularëve".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua telefoni që i përkiste një shtetasi të arrestuar më parë, e sipas vendimit të Prokurorisë oficeri duhet t’ja kthente në cilësinë e sendit të bllokuar në momentin e ndalimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë e pezulloi dhe nisi menjëherë ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë të detyrës ndaj oficerit të vënë nën akuzë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë