Ka ndodhur

I vodhën portofolin turistit polak, në pranga dy adoleshentët

Dy adoleshentë, janë arrestuar në Durrës për vjedhjen e një turisti polak në zonën e plazhit. Në pranga kanë përfunduar O.T., 19 vjeç dhe O. M., 17 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës.

Policia thotë se në bregdet, ata i kanë vjedhur një sasi parash në portofol, shtetasit polak L.Z. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë