Lajme

“I vëllai ktheu mensën në loto”, Nishani padit Ramën për shpifje

Ish-presidenti Bujar Nishani dhe nga sot kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, vendosi të padisë për shpifje kryeministrin Edi Rama për akuzën publike të tij se “vëllai i presidentit e ktheu në loto mensën në Qyteti Studenti”.
Në një njoftim për mediat, ish-presidenti siguron se i vëllai as nuk ka tentuar, as nuk ka nuk ka privatizuar kurrë ndonjë objekt në Qytetin Studenti.
Zoti Nishani e sfidon Edi Ramën, si njeriu që ka në dorë çdo pushtet dhe çdo zyrë publike, nga tatimet te hipoteka, të bëjë publike dokumentet që provojnë se vëllai i ish-presidentit është pronar i ish-mensës në Qytetin Studenti apo ka kryer ndonjë aktivitet lotoje aty.
Pak kohë më parë, për të vërtetuar se e njëjta akuzë ishte shpifje, ish-presidenti Nishani publikoi certifikatat e pronësisë së pronarëve të ligjshëm, që nuk kanë asnjë lidhje me familjen apo të afërm të tij.
Certifikatat e pronësisë:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë