Futboll

I trishtuar në Kombëtare, i lumtur në Spanjë! Myrto Uzuni shënon për Granadën

Gazeta Si – Myrto Uzuni i Granadës dhe ai i Kombëtares duket sikur janë dy persona të ndryshëm. Sulmuesi beratas shënon vazhdimisht në Spanjë për Granadën, siç ka bërë edhe sot, kurse në Kombëtare e ka të vështirë të jetë protagonist.

Uzuni shënoi golin e 5-të në kampionat sot për Granadën, në ndeshjen me Alaveshin, e fituar nga ky i fundit 3-1. Futbollisti shiptar realizoi golin e nderit me 11-metërsh në fundin e ndeshjes. Granada u rikthye këtë sezon në La Liga dhe aktualisht mban vendin e parafundit me vetëm 7 pikë.

Myrto Uzuni me fanellen e Kombetares. Gazeta Si, 24 nentor 2023

Në grumbullimin e fundit të Kombëtares për ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, Uzuni u aktivizua titullar në të dytën, por nuk la asnjë shenjë. Madje, gjatë festimeve të kualifikimit në Euro 2024 ra në sy pasiviteti i beratasit, ndoshta i vetmi i pakënaqur me Silvinjon.

Edhe me Rejën në fakt ai ka pasur pretendime për më shumë hapësirë, por në fakt mundësitë i janë dhënë dhe nuk i ka shfrytëzuar. Trajneri brazilian ka besuar më shumë te Seferi në eliminatore dhe ish-sulmuesi i Tiranës ia ka shpërblyer me lojë dhe gola.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë