Lajme

I theu këmbët policit në Berat, Gjykata kthen në burg shoferin

Gjykata e Apelit Vlorë ka kthyer në burg 37-vjeçarin, Ylli Luka, i akuzuari për plagosjen e rëndë të efektivit të policisë Kuçovë, Jonuz Vrapi.

Pas rekursit të Prokurorisë së Rrethit Berat, Gjykata e Apelit Vlorw ka ndryshuar masën e arrestit nga "detyrim paraqitje" në "arrest me burg" për Ylli Lukwn. 

Sipas policisë më datë 19.08.2018,  u arrestua shtetasi Ylli Luka 37 vjeç, banues në fshatin Nikël-Fushë Krujë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i ngjarjes”.

Ngjarja ka ndodhur mw 28 korrik ku Ylli Luka aksidentoi rëndë policin e qarkullimit rrugor Jonuz Vrapi, duke i thyer të dyja këmbët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë