Ka ndodhur

I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet në Rinas kreu i një bande kriminale

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia për grabitje me armë dhe i dyshuar si kreu i një organizate kriminale, është arrestuar në Rinas.

Policia njofton se shtetasi shqiptar B.Q., alias B.S., banues në Tiranë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Gjykata e Torinos në vitin 2019, kishte lëshuar urdhër arresti për veprën penale "Organizatë kriminale" dhe "Grabitje me armë". 

41-vjeçari akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale në fushën e vjedhjes së banesave me përdorimin e armëve të zjarrit.

Në rolin e drejtuesit të organizatës kriminale, ai siguronte automjetet dhe armët, me qëllim kryerjen e krimeve. Ky shtetas është akuzuar dhe për mbajtje të armëve në publik.

Arrestimi provizor u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë