Policia e Fierit ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim.
Personi i arrestuar është Aleksandër (Genti) Rakipaj, 44-vjeç, banues në Lushnjë.
Policia thotë se 44-vjeçarin Gjykata e Apelit në Torino, Itali, e ka dënuar me 7 vite burgim, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” dhe Organizatat kriminale me qëllim trafikun e narkotikeve”.
Nga ky dënim 44-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer dhe 4 vite burgim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.