41 vjeçari është arrestuar pasi rezultonte i shpallur në kërkim nga drejtësia Italiane. Ai pritet të ekstradohet në ditët në vijim, pasi akuzohet për pjesëmarrje në organizata kriminale.
Cafi njihet ndryshe edhe si një nga të fortët e Shkodrës. Më herët Operacioni Forca e Ligjit u dërgoi formularin vëllezërve Cafi për justifikimin e pasurisë, pasi kanë disa biznese në qytetin e Shkodrës.
Disa vite më parë Cafi u arrestua në Francë dhe u ekstradua në Shqipëri, ndërsa tashmë 41-vjeçari i njohur si i “forti” i Shkodrës do të ekstradohet në Itali për t’u përballur me drejtësinë përtej Adriatikut për akuzat që janë ngritur kundër tij për pjesëmarrje në organizata kriminale, i dënuar nga gjykata italiane me 4 vjet e dy muaj burgim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.