Policia kufitare në doganën e Morinës ka ndaluar një shtetas kosovar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika.
Policia thotë se është ndaluar shtetasi A. V. 52 vjeç, banues në Skalloc, Kosovë.
"Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin në shtetin belg", njofton policia.
Sipas policisë, 52-vjeçari ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Frenge e Shkallës së Parë të Brukselit, Belgjikë , ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.