Ka ndodhur

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, 41-vjeçari kapet në Durrës

Një 41-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga Policia e Durrësit.

Kjo e fundit, thotë se Adrian Kacmolli, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Venecias/Itali e ka dënuar me 9 vjet e 3 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”.

Pritet që 41-vjeçari shqiptar të ekstradohet drejt Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë