Në kuadër të masave për luftën kundër informalitetit, policia ka arrestuar në flagrancë një 46-vjeçar në aksin rrugor Fushë Milot – Lezhë.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet I. G., banues në Rumani.
Siç njofton policia, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin, si dhe në banesën e tij të marrë me qira, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme enësh dhe aksesorë kuzhine të paketuara gati për shitje, në vlerë monetare rreth 27 000 euro. Të gjitha mallrat ishin pa dokumentacion përkatës dhe të dyshuara kontrabandë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe mjeti, në të cilin u gjendën mallrat e dyshuar kontrabandë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjerë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Manipulim i tregut” dhe “Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale”.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.