Rend dhe Ligj

I riu shqiptar qëllon 12 herë me thikë moldaven në Itali

Arrestohet një i ri shqiptar nga autoritetet italiane.

Mediet e shtetit fqinj raportojnë se 28 vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, ka goditur 12 herë me thikë një grua moldave e cila aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin intensiv të mjekëve.

I riu shqiptar e ka qëlluar 33-vjeçaren moldave në pjesën e barkut e cila iu nënshtrua operacionit kirurgjikal.

Ngjarja ka ndodhur në kopshtin e shtëpisë ku gruaja moldave jetonte me motrën e saj. Shqiptari akuzohet për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë