Në orët e vona të mbrëmjes së të martës tre persona kanë grabitur një banesë në Fushë Milot.
Hajdutët i janë prezantuar të zonjës së shtëpisë si shokë të djalit të tyre që jeton në Itali dhe më pas dy prej tyre kanë hyrë në katin e dytë, duke hapur kasafortën ku ndodheshin paratë.
Pasi kanë marrë paratë dhe disa sende me vlerë janë larguar.
Më pas është lajmëruar i zoti i shtëpisë, Taf Shabani dhe policia e Kurbinit.
Gruaja tha se ishte tre hajdutë por nuk i njihte, pasi ka probleme me shikimin.
Sipas Taf Shabanit vlera e lekeve është shumë e madhe dhe kanë qenë të fshehura në kasafortë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.