Një shqiptar është arrestuar nga Policia e Anconas në Itali si pjesëmarrës në një bandë kriminale.
Mediat italiane thonë se është arrestuar shtetasi shqiptar me iniciale L. E, i dënuar nga Gjykata e Apelit të Milanos me katër vjet e nëntë muaj burgim, si pjesëmarrës në një bande kriminale, mbi të cilin rëndojnë një seri vjedhjesh.
Bëhet fjalë për 12 grabitje të kryera gjatë vitit 2018 në provincën e Pavia dhe në veçanti në lokalitetet e Garlasco, Tortona dhe Lomellina.
Hetimet zbuluan se personi i arrestuar i përkiste një organizate kriminale të përbërë nga rreth dhjetë persona, në të cilën, secili, mbante role të përcaktuara mirë.
Grupi kriminal merrej me vjedhje biznesesh, ambiente të kujdesit për të moshuarit dhe shtëpive private.
Banda, përveç parave, kishte si objektiv edhe ushqime që mbaheshin në depot dhe qilarët e shtëpive të pensionit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.