Politike

I ndalohet komunikimi por Berisha flet për Bild: Rama, përgjegjës për shpalljen time ‘non grata’

Në një kohë kur Sali Berisha ndodhet në “arrest shtëpie”, gazetari gjerman i BILD Peter Tiede ka kontaktuar me ish-kryeministrin, duke i shkeputur një prononcim.

Në një shkrim të tij, Teide shkruan se arrestimi i Berishës  ka shkaktuar një tërmet politik ballkanik në Tiranë.

Vetë Berisha thotë për BILD se “kemi të bëjmë me një fushatë hakmarrëse të Ramës nga frika e humbjes së pushtetit në zgjedhjet parlamentare që do të organizohen në Shqipëri në 2025-ën”.

“Ndihem shumë i motivuar për të udhëhequr një luftë të suksesshme kundër diktaturës së dytë në 32 vjet në vendin tim. Këtë herë është një shtet droge, një diktaturë mafioze. Ramën e konsideroj personalisht përgjegjës për përfshirjen e emrit tim në listën e sanksioneve të SHBA-ve, me informacione të rreme dhe ryshfet”, është shprehur Berisha.

Dikush që njeh Ballkanin po aq mirë sa Rama dhe Berisha, ish-shefi i politikës së jashtme për një kohë të gjatë i Parlamentit Evropian, Elmar Brok, e shikon Tiranën me mosbesim dhe thotë për BILD: “Kaosi politik po shkon drejt një kulmi të ri. Është e çuditshme që 15 vjet pas një rasti të supozuar, një ish-kryeministër vendoset në arrest shtëpie dhe i ndalohet komunikimi edhe me partinë e tij. Dhe kjo para zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për vitin e ardhshëm”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë