Lajme

I mori rrjedha e lumit Vjosë, humb jetën një grua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Dragot të Tepelenë.

Dy gra po tentonin të kalonin lumin Vjosë, por nuk ia kanë dalë dot, pasi i ka rrëmbyer rrjedha e ujit.

Për pasojë shtetasja E.B. ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasja S.Sh. është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Nuk ka shumë detaje për dy gratë që u futën në ujërat e lumit Vjosë dhe nuk dolën dot më, pasi në këtë periudhë ku lum nuk ka prurje të madha uji.

Ndërkohë policia njofton se ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë