Lajme

I mori qytetarit 50 mijë euro, në pranga 33-vjeçarja që hiqej si juriste

Policia ka vënë në pranga një 33-vjeçare pasi dyshohet për veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda.
Mësohet se bëhet fjalë për shtetasen Amarilda Leka, lindur në Përmet dhe banuese në Tiranë.
Sipas policisë, 33-vjeçarja ka mashtruar shtetasin B. Z., me banim në Tepelenë, duke i marrë 50 000 euro, me pretendimin se ishte juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë dhe me njohjet që ajo kishte do të ndikonte pranë trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë dhe në Gjykatën e Lartë për të nxjerrë nga burgu shtetasin A. M.
Ky i fundit ishte i dënuar me 30 vjet heqje lirie, për një vrasje në rrethana rënduese që kishte kryer në Memaliaj, në vitin 2015, i cili është duke vuajtur dënimin në burgun e Bënçës, në Tepelenë.
Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë