Politike

I mori kompetencat e kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhi: Basha jeton në deziluzion

Gazment Bardhi ka reaguar pas ndryshimeve statutore të miratuara në Kuvendin Kombëtar të PD, sipas të cilave Basha duket se i ka marrë kompetencat e kryetarit të grupit parlamementar duke ia shtuar vetes.

Në një nen të miratuar propozohet që kur Partia Demokratike të jetë në opozitë, kryetari i grupit Parlamentar të jetë vetë kryetari i Partisë, pra Basha.

"Të jetosh në deziluzion, është fatkeqësi personale. Të mashtrosh me vetëdije të tjerët dhe mbi të gjitha veten, për të disatën herë, është e pafalshme", shkruan Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë