Lajme

I morën 50 000 lekë një gruaje duke e kanosur, arrestohen 2 gratë në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar 2 gra, pasi kanë kanosur dhe kanë ushtruar dhunë ndaj një gruaje tjetër për t’i marrë një shumë parash.
Nga operacioni policor “Truma”, janë vënë në pranga shtetaset me inicialet E. F. 28 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër dhe M. B. 46 vjeçe, banuese në Shkodër.
Siç njofton policia, kapja dhe arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Vasil Shanto”, në vendin e quajtur “Truma”, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, nëpërmjet kanosjes, i kanë marrë shumën 50 000 lekë një shtetaseje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma 50 000 lekë dhe dy aparate celulare.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë