Libra

I lindur për të rrëfyer histori – Shuhet Camilleri, njeriu që krijoi “Inspector Montalbanon”

Shkrimtari i madh siçilian, autor i serive të suksesshme të novelës “Inspector Montalbano”, ka ndërruar jetë këtë të mërkurë në moshën 93-vjeçare.

Andrea Camilleri ndërroi jetë. “Nëse do mundesha, do doja ta mbyllja karrierën time i ulur në një shesh, duke treguar histori për audiencën dhe me një pije në dorën time”, kështu iu përgjigj Andrea atyre që e pyetën se si ka mundësi që edhe tani në moshën 93 vjeçare ai nuk kishte vendosur akoma të hiqte dorë nga karriera e tij, edhe pse sytë e tij po shuheshin prej kohësh, ai vazhdoi të bashkonte realitetin me fantazinë me gjuhën e tij të jashtëzakonshme. Nuk mund të ndalosh së bëri atë për të cilën ke lindur të bësh. Dhe Camilleri, i cili u nda nga jeta këtë mëngjes në Romë nuk mund të ndalonte së treguar histori.

Ai vazhdoi ta bënte atë gjë, pavarësisht viteve që kalonin dhe sëmundjes e cila e mundonte, me ndihmën e asistentes së tij të besuar Valentina Alferj. Ai e bëri këtë duke u ngjitur në Teatrin Grek Të Sirakuzës në rolin e Tiresia-s, fallxhorit të verbër të Tebanit i cili shfaqet tek Odiseja për ti treguar Uliksit rrugën e kthimit. Një personazh i zgjedhur për të përcjellë një mesazh, pasi edhe pse ishte i verbër, përsëri ishte i aftë të shpërndante dritë me anë të fjalëve të tij. Ai vazhdoi të ndiqte dritën e tij edhe gjatë këtyre ditëve të fundit, ndërkohë që përgatitej për rolin e tij në ‘Baths of Caracalla’. Dhe përveç të gjithave , ai vazhdoi t’i jepte mister Silvano Montalbano-s, personazhit i cili e shoqëroi përgjatë 25 viteve të fundit të jetës.

Një pjesëmarrës i rregullt i klasifikimeve kryesore të librave, Camilleri i detyrohet për emrin e personazhit shkrimtarit spanjoll Manuel Vazquez Montalban, i cili ishte mik i ngushtë i tij ndërsa për  jetëgjatësinë e tij u bë shkak Elvira Sellerio. Ai kishte vendosur ta përfundonte karrierën e tij me novelën e dytë ‘The terracotta dog’, por botuesja Sellerio e mori në telefon për ta pyetur se kur do të dilte libri i tretë. Ai nuk iu përgjigj asnjëherë ndaj ajo ndaloi shitjet. Për fatin e mirë të lexuesve, Sellerio fitoi dhe Andrea vazhdoi të shkruante. Ai e ruajti pasionin e tij për të hetuar, i shtoi librit personazhe të reja dhe filloi t’i përziente historitë me realitetin.

Dyshimet që Camilleri ndau me personazhin e tij, përmes jetës letrare dhe asaj reale treguan që ka pak njerëz të barabartë në historinë e misterit. Camilleri-t i drejtoheshin pyetje për Italinë dhe ai përgjigjej pa iu shmangur as temave politike. Së fundmi, ai kishte kritikuar Matteo Salvini-n për mbledhjet e tij, duke ngritur një skandal për ata që kërkonin që shkrimtari ta kufizonte veten në shkrimin e novelave të tij, por duke konfirmuar diçka që njerëzit gjithmonë e kanë ditur : mjeshtri shkruante dhe mendonte vetëm atë ç’ka mendonte.

Për të dëshmuar jetën e tij, ai i besoi një rrëfim Saverio Lodato-s në librin ‘La linea della palma’, në të cilin ai e la veten të lirë të kthehej mbrapa në kohë për të kthyer nga harresa ngjarjet e një jete, duke filluar nga Siçilia nën pushtimin fashist deri tek lirimi i saj, për të kaluar tek detyra e tij si militant në Partinë Komuniste, deri tek mafia dhe problemet e drejtësisë.

Ai gjithashtu foli për fillimet e tij të vështira si një drejtues shfaqjeje, duke filluar si ndihmësi i parë i Orazio Costa pas një eksperience jo dhe aq të mirë në Akademinë e Arteve Dramatike në Romë, deri sa u bë vetë një drejtues. Por, nuk la pa përmendur as eksperiencën e tij 30 vjeçare në ‘Rai’, ku punonte me prozën e radios dhe ishte gjithashtu producenti televiziv i shfaqjeve teatrore.

Kur foli për moshën e vjetër, teksa vuante prej faktit që trupi i tij tashmë nuk mund t’i përgjigjej shpejtësisë së mendjes, ai nuk e la asnjëherë veten ti drejtohej pendesës apo frikës. Ai dukej i qetë, me zërin pak të mbytur pas mijëra cigareve që kishte ndezur, kujtimet e fëmijërisë u jepnin shkëlqim syve të tij. Ai kujtoi shtëpinë e madhe të gjyshërve të tij në portin Empedocle, vetminë e një fëmije në rritje i cili kultivon talentin prej tregimtari, një shije për detajet dhe vëmendje ndaj detajeve. Karakteristika, të cilat si një i rritur ai do t’i vinte në jetë në profesionet e tij si skenarist, drejtues, dramaturg, para se të bëhej një shkrimtar misteresh.

Karriera e tij si shkrimtar filloi në fakt në heshtje, me disa botime në vitin 1978 dhe vazhdoi përgjatë viteve duke u alternuar me novelat historike, duke përfshirë të frikshmin ‘Birraio di Preston’, misteri i Montalbano-s. Ka ende një Montalbano të pabotuar akoma. Andrea Camilleri e shkroi atë disa vite më parë dhe ja besoi Elvira Sellerio-s për ta publikuar vetëm pas vdekjes së tij. Lamtumira e komisionarit, ndarja e tij përfundimtare me botën letrare, nuk do ndodhë me një gjuajtje pistolete apo para altarit, me gjithë respektin e madh për fansat që kanë pritur që ai të martohet me Livian-n për 25 vjet. Montalbano do të na lërë duke menduar për Luca Zingaretti-n, aktorin i cili në 20 vite ka portretizuar investigimet e tij dhe i ka përcjellë ato para miliarda njerëzve. Se si do të ndodhë kjo, mbetet për ta lexuar. Gjatë kësaj kohe ne na mbetet vetëm të falenderojmë Camilleri-n, njeriun i cili gjithmonë ka jetuar si ka dashur, i rrethuar nga fjalë, për dhuratën e tij të fundit. Dhe ai u largua si deshi : duke na treguar histori.

Luca Zingaretti, në rolin e tij si Montalbano

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë