Futboll

I kuqi mister i Ibrahimoviç, fyerje e milanistit apo keqkuptim i arbitrit?

Milani fitoi 1-3 në Parma, duke konfirmuar se në transfertë është më rezultativ. Por në atë ndeshje pati edhe një episod që ka ngritur shumë dyshime. Pas një ore lojë, arbitri Mareska ndëshkoi direkt me karton të kuq Zllatan Ibrahimoviçin, pasi kishte dhënë një faull për Milanin.

Në atë moment, me shumë mundësi Ibra ishte duke u ankuar për një faull ndaj tij në aksionin e mëparshëm. Nuk kuptohet çfarë ka thënë suedezi: “më duket e çuditshme”, siç pretendon Milani, apo "je një bastard”. Mareska i dha direkt të kuq dhe jo të verdhë. Ai njihet si një nga arbitrat italianë më të rreptë (ka ndëshkuar edhe Konten me të kuq), por ajo që mbetet mister ende ka të bëjë me faktin, nëse vërtet sulmuesi veteran e ka fyer apo jo.

Momenti kur Mareska ndëshkon Ibrahimovicin me të kuq. Gazeta Si, 11 prill 2021

Dikush ka folur për sarkazëm të suedezit. Ka edhe zëra që thonë se gjithë kohën arbitri, i cili është napoletan, e ka provokuar sulmuesin e Milanit, megjithatë dënimi tani është në dorë të komisioneve përkatëse, sepse kartoni i kuq nuk kthehet mbrapsht. Sipas rregullores, Ibrahimoviç duhet të mungojë dy javë, por klubi kuqezi me siguri do të apelojë, duke pretenduar pafajësinë e lojtarit të vet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë