Futboll

“I kërkoj topin dikujt që nuk ma jep”, tension Mbape-Zhiru te Franca

Pjesa më e madhe e ekspertëve të futbollit e kuotojnë Francën si kandidaten kryesore për fitimin e Europianit, por, si gjithmonë, çështjet te kjo skuadër nuk mungojnë dhe trajneri Didier Deshamp ka detyrën e vështirë ta mbajë grupin sa më të qetë përpara ndeshjes së parë me Gjermaninë.

Pas miqësores me Bullgarinë, Zhiru ka shigjetuar kolegun e sulmit Kilian Mbape, sipas asaj që shkruan “L'Equipe”. "Realizova një dopietë, por mund të kishim shënuar më shumë, nëse në sulm do të ishim treguar më cinikë. Më thonë se jam diskret, por kjo ndodh, sepse i kërkoj topin dikujt që nuk ma jep", - ka thënë sulmuesi i Çelsit, i cili zuri vendin e Benzema, pasi ky i fundit u dëmtua.

Mbape, Pogba dhe Grizman në momentin e dëmtimit të Benzema. Gazeta Si, 10 qershor 2021

Zhiru është ankuar për faktin se gjatë pjesës së parë Mbape kishte kombinuar shpesh me lojtarin e Realit të Madridit, ndërsa pas futjes së tij në fushë filloi që të luante vetëm për veten. Fjalë që sigurisht nuk i kanë pëlqyer sulmuesit të PSG-së. Mbape ka dashur t’i përgjigjet publikisht në konferencë shtypi, por Deshamp e ka bllokuar dhe u ka kërkuar të dyve të përqendrohen tek Europiani.

I pyetur për bashkëpunimin e munguar Mbape-Zhiru, pas ndeshjes me Bullgarinë trajneri francez ka thënë se është vetëm një çështje zakoni. Sipas tij, çdo futbollist ka një mënyrë të luajturi të ndryshme nga të tjerët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë