Lajme

I izoloi batica, FNSH shpëton dy peshkatarë në Velipojë

Policia e Shkodrës dhe FNSH Shkodër kanë shpëtuar dy peshkatarë, të cilët kishin mbetur të izoluar për shkak të baticës në një urë druri në fshatin Rrjoll të Velipojës.

Pas marrjes së njoftimit, Policia e Shkodrës në bashkëpunim me skuadrës speciale të emergjencave në FNSH Shkodër kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.    

Shtetasit B. T. 58 vjeç, dhe Gj. Z. 56 vjeç, banues në Shkodër,  kishin shkuar me varkë për të peshkuar dhe kishin hipur në një urë druri  të prishur. Për shkak të baticës varka është larguar nga vendi dhe peshkatarët kanë mbetur të izoluar në urën e drurit.

Falë ndërhyrjes së forcave të policisë dhe veçanërisht skuadrës speciale të emergjencave në FNSH Shkodër u është dhënë ndihma e duhur ku rreth orës 23:50 janë nxjerr në breg pa probleme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë