Një 65-vjeçar nga Elbasani është gjobitur në Kakavijë, pasi donte të kalonte kufirin edhe pse rezultonte pozitiv me Covid-19.
Pas kontrollit në pikën kufitare të Kakavijës, burri jo vetëm është ndaluar të kalojë, por edhe është gjobitur.
"Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin V. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Lumas, Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private", thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu, këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.