Futboll

I infektuar me Covid-19, përmisohet gjendja e Etrit Berishës

Etrit Berisha qetëson tifozët e Spal dhe ata të kombëtares shqiptare përsa i përket gjendjes së tij shëndetësore. Etrit Berisha është infektuar me COVID-19 dhe ditët e fundit ai ka pasur shqetësime, ndaj edhe një ditë më parë u shtrua në spital në Ferrara të Italisë. Klubi i SPAL njoftoi se portieri dhe kapiteni i kombëtares shqiptare do të kryente disa kontrolle të specializuara dhe ditën e sotme ai ka njoftuar se gjithçka ka shkuar mirë, siç njoftoi vetë ai në profilin e tij në Instagram.

“Përshëndetje të gjithëve. Doja t’ju informoja se kontrollet që kam pasur ditën e djeshme kanë shkuar mirë. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet dhe shihemi së shpejti”.

Lojtari ishte vendosur në karantinë paraprake  19 nëntorin e kaluar, pasi u kthye nga angazhimet me ekipin kombëtar shqiptar, për shkak të kontakteve me Elseid Hysaj, i cili rezultoi pozitiv. Pavarësisht se tamponi rezultoi pozitiv, SPAL ka preferuar të mos rrezikojë, duke shmangur kështu çdo kontakt me pjesën tjetër të ekipit për portierin e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë