Rend dhe Ligj

I gjendet arsenal armësh, arrestohet 33-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një person me precedent të theksuar kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe krimeve ndaj personit.

Bëhet fjalë për shtetasin E. D. 33 vjeç, banues në lagjen Shënkoll, Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 33-vjeçarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh, konkretisht: një kallashnikov, dy pistoleta (njëra prej tyre me silenciator), 170 fishekë dhe një jelek antiplumb.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete dhe dy telefona celularë.

Mbi 33-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/383715685919268/?epa=SEARCH_BOX

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë