Ka ndodhur

I futi 20 euro mes pasaportës, arrestohet 28-vjeçari në Kapshticë

Një 28-vjeçar, i cili po futej në Shqipëri përmes pikës së Kapshticës, tentoi të korruptonte punonjësin e policisë kufitare me qëllim që të përshpejtonte procedurat.

I riu me iniciale J.X., nga Elbasani kishte vendosur 20 euro brenda pasaportës, kur punonjësi i policisë i kërkoi dokumentacionin. Por menjëherë pas këtij veprimi, 28-vjeçari u shoqërua drejt Policisë së Korçës.

Nga verifikimet paraprake, ka rezultuar se i riu synonte shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt tokës shqiptare, pasi më parë kishte kaluar kufirin drejt Greqisë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë