Rend dhe Ligj

I dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali, prokuroria pushon çështjen për Gjergj Cukalin

Prokuroria pushon çështjen penale për Gjergj Cukalin, i dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali në janar të 2019.

Cukali qëndroi disa muaj në burg, por Apeli e liroi pasi e konsideroi të papërdorshme analizën e ADN.

Pas rrëzimit të provës shkencore prokuroria nuk gjeti më të dhëna që mund ta implikonin Cukalin në krim.

Vendimmarrja e prokurorisë pritet të kontrollohet nga gjykatësi paraprak.

Gjergj Cukali, i konsideruar si “i forti” i rrugës “Myslym Shyri”, është një emër e njohur për policinë dhe drejtësinë. Ai akuzohej dhe për ngjarje të tjera të shumta si pengmarrje, armëmbajtje pa leje dhe shpërndarje droge. Për herë të fundit ai u arrestua në 12 Prill 2018, pasi kishte shkelur masën e sigurisë, “arrest shtëpie”.

Ndërsa në korrik të vitit 2016 ai u arrestua së bashku me 16 persona të tjerë si pjesë e një rrjeti kriminal që shpërndante kokainë në Tiranë. Ky grup drejtohej pikërisht nga Cukali, dhe sipas policisë, fitimet e tyre shkonin në 50 mijë Euro në muaj.

Vrasja e ish-policit Arben Bilali

50-vjeçari Arben Bilali u ekzekutua me armë zjarri pranë shtëpisë së tij, më 30 janar të këtij viti. Sapo zbriti nga një automjet tip “Volksëagen Golf” me targa të huaja dhe po ecte në drejtim të trotuarit, pranë banesës së tij, pas tij u afrua një automjet tip “Mercedes Benz” i zi dhe me targa të falsifikuara dhe e qëlloi me breshëri 14 herë. Për shkak të plagëve të marra ish-efektivi i policisë nuk arriti të mbijetonte edhe pse ndihma mjekësore iu dha në kohë rekord.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë