Politike

“I duam tarifat sa Erjon Braçe”, deputeti i PS reagon ndaj Ramës dhe Berishës

Deputeti socialist Erjon Braçe ka qenë i përfshirë në protestat e studentëve dhe kjo jo vetëm për qëndrimet e tij në lidhje me kërkesat e që kanë paraqitur ndaj qeverisë për t’i zgjidhur, por është ironizuar dhe me tarifat e kripura që aplikonë universitetet. “I duam tarifat sa Erion Braçe”, ishte kjo parulla e studentëve që u bë objekt dhe një postimi të kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale.

https://www.instagram.com/p/BrNvtI6g4HP/

“Asgjë nuk është e pamundur nëse bëhemi bashkë dhe për më tepër Erjon Braçja është shumë dakord (Por duhet të zgjidhni o të dialogoni, o të kërcënoni, o me universitetin o me politikën, o me Erionin o me Monikën”, shkruan Rama në Instagram.

Sot ka ardhur reagimi i socialistit Erjon Braçe, i cili i paraqet një kërkesë të veçantë kryeministrit në lidhje me 8 kushtet e studentëve.

“Edi, ka gjithnjë një rrugë më të mirë: Mos paguaj #Tarifat sa unë, por paguaj Subvencionin për çdo student të mirë, të varfër apo mesatar saç je i gjatë vetë! Për gjithë idiotët e partisë së madhe e të korruptuar, përbashkuese, ditë të mirë e kujdes fytin, metrin, xhepat e Lulit dhe Monikës!”, shkruan Braçe në Facebook.

Socialisti më pas nuk ngurron që të sulmojë Berishën, Bashën dhe Kryemadhin. Ish-kryeministri i kishte postuar më parë të njëjtën foto në Facebook me mbishkrimin “Pa koment”.

Edi Rama dhe Erion Braçe gjatë fushatës elektorale

“Tani dy fjale për dy udhëheqës; Sali, unë kam aq centimetra sa më duhen, jo në shtat, por në zemer! Ti e di mirë se ajo zemra më ka bërë që të mos e #QETHLULIN hiç as përballë teje në Kuvend, as përballe teje në rruge kur ti ishe me kallash në dorë e unë me duar në xhepa! Ka edhe më; As kam vrarë e as kam vjedhur kënd, ndaj të rri përballe ty dhe çdo vrasësi e hajduti si ty; Ky është metri i nderit që ti s’e ke pasur kurrë!”, shkruan Braçe.

Socialisti i ka kërkuar studentëve që të ulen dhe të dialogojnë dhe të mos mbahen sipas tij peng nga partitë opozitare.
“Nga arsim falas-mbuluar 100% nga buxheti i shtetit, tek #TARIFA50%-MBULUAR 50% NGA buxheti i shtetit! Arsim falas për studentët nga familje të varfëra; arsim falas për studentët e shkëlqyer; arsim me tarifë nga 80% deri në 50% të mbuluar nga buxheti i shtetit! Kështu buxheti i arsimit të lartë arrin në 100 milionë dollarë! Nuk ka qenë kurrë kaq! Gjithçka mbi bazë të meritës Akademike dhe Statusit Social! Tani kush ju mban peng? Partia e vjetër dhe e korruptuar, lyer në gjakun e protestuesve të pushkatuar si “kokëpalarë” prej tyre e që i ka bërë përherë bashkë Saliun, Monikën dhe Lulin? Mos thoni jo! E njoh teknologjinë e dhunshme të përdorur përherë për të ardhur në pushtet! Ne kemi bërë gjithçka tani! Kush do të ndryshojë universitetin ka këtë zgjidhje! Të vijë ta marrë! Por kemi më për të folur; Çlirimin e universitetit nga udhëheqësit e korruptuar të Saliut dhe Monikës! Departizimin e Universitetit! Ndryshe 100 milionë dollarë nuk do të mjaftojnë kurrë; Janë grykësit më të mëdhenj në këta 28 vite dhe nuk ngopen kurrë!”, shkruan Braçe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë