Bota

I dërgoi një letër me helm ricin Donald Trumpit, gruaja 55-vjeçare dënohet me 22 vjet burg

Gazeta Si - Pascale Ferrier i kishte shkruar dhe dërguar një letër presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Donald Trump, por tani është dënuar me 22 vjet burg, sepse ai zarf përmbante ricin, një proteinë bimore shumë toksike.

Gruaja 55-vjeçare franko-kanadeze, kishte arritur në shtëpinë e saj në Quebec, duke shkelur ligjin që ndalon mbajtjen dhe përdorimin e armëve biologjike të ndaluara.

Ajo pranoi qëllimin e gjestit dhe se helmin e kishte prodhuar vetë në shtator 2020, përpara se ta përfshinte në letrën e destinuar për Shtëpinë e Bardhë.

Ferrier i tha gjykatës se i vinte keq që plani i saj kishte dështuar dhe se “nuk mund ta ndalonte Trumpin”. Në një fjalim të gjatë në gjykatë, ajo tha gjithashtu se e shihte veten si një aktiviste dhe jo si terroriste.

“Dua të gjej mjete paqësore për të arritur qëllimet e mia”, shtoi Ferrier.

FBI gjeti gjurmët e gishtave të saj në letrën drejtuar zotit Trump, e cila i kërkonte atij të hiqte dorë nga gara presidenciale.

“Kam gjetur një emër të ri për ty: “Kllouni i shëmtuar tiran”, shkruante ajo në letër, sipas dokumenteve të akuzës së FBI-së.

Tetë letra të tjera të të njëjtit lloj u ishin dërguar po aq zyrtarëve të zbatimit të ligjit në shtetin e Teksasit.

Përveç helmit, letrat përmbanin të gjitha mesazhe kërcënuese, me urdhër për t'u tërhequr nga zgjedhjet e ardhshme, sipas asaj që bën të ditur Departamenti i Drejtësisë.

Prokurori Michael Friedman, tha se dënimi ishte "mjaft i ashpër", i cili dërgon një mesazh të qartë.

“Nuk ka asnjë justifikim për të kërcënuar zyrtarët publikë apo për të shënjestruar nëpunësit tanë civilë, jo më vetë presidentin e Shteteve të Bashkuara”, shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë