Pezullohet nga detyra shefi i Policisë në burgun e Fushë-Krujës.
Bëhet fjalë për Tofik Sinanin, i cili u pezullua pasi një i dënuar ka tentuar të vrasë veten. Familjarët e shtetasit që tentoi të vetëvritej bënë ankesë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka kërkuar nisjen e hetimeve për rastin në fjalë, ndërkohë që në ambientet e vuajtjes së dënimit u dërguan edhe inspektorë.
Pavarësisht këtij hapi, përfaqësuesi i AP-së nuk u lejua të hyjë në burgun e Fushë Krujës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.