Gjykata e Apelit në Hagë ka refuzuar ekstradimin e Arben Frrokut në Shqipëri me argumentin se i rrezikohet jeta pasi dënimi është për arsye politike.
Vendimi është dhënë në favor të Arben Frrokut, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda për vrasjen e ish-kryekomisarit të Kombinatit Dritan Lamaj.
Refuzimi i ekstradimit të Frrokut konfirmohet nga avokati i tij Tonin Prendi. Sipas vendimit të refuzimit shkak për mos ekstradimin e Arben Frrokut është bërë përfshirja e politikës në procesin ndaj tij si dhe rrezikimi i jetës në Shqipëri, pasi ai është i dënuar përjetë për një krim që pretendon që nuk e ka kryer.
Për akuzën e vrasjen së Dritan Lamaj, Arben Frroku fillimisht mori pafajësi nga Gjykata e Shkallës së Parë për krimet e rënda. Pas këtij vendimi ai u largua nga Shqipëria nëpërmjet Malit të Zi.
Më tej prokuroria ankimoi vendimin dhe Apeli i Krimeve të Rënda e dënoi Arben Frrokut me burgim të përjetshëm duke e ribërë sërish njeriun më të kërkuar për vrasjen e kryepolicit.
Prej atij momenti Arben Frroku qëndroi jashtë vendit deri sa u arrestua në Holandë me dokumente false greke.
Rekursi i tij në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese nuk u pranua duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë.
Aktualisht këtë dënim Arben Frroku e ka ankimuar në Gjykatën e Strasburgut, ku mbetet në pritje të shqyrtimit të këtij ankimi.
Frroku është dënuar nga Gjykata e Apelit me burg përjetë për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj në shkurt të 2013. Pas një kalvari gjyqësor, në Prill të 2015-s Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Pasi doli nga qelia, Frroku u largua nga Shqipëria ditën që Apeli i Krimeve të Rënda rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë dhe vendosi dënim me burgim të përjetshëm për Arben Frroku.
Ky i fundit u kap në Holandë me pasaportë false disa muaj më vonë, dhe më Gjykata e Holandës vendosi për ekstradimin për në Shqipëri të Arben Frrokut, por ai deklaroi se nuk duhet të ekstradohet në Shqipëri sepse kërcënohej nga gjakmarrja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.