Ka ndodhur

I dënuar për vrasje me dashje në Itali, arrestohet 43-vjeçari në Fier

Një 43-vjeçar nga Fieri, është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia thotë se Edmond Braka është shpallur fajtor për akuzën e vrasjes me dashje dhe për këtë është dënuar me 16 vite burg.

43-vjeçari nga Fieri është dënuar nga Gjykata e Genovas, Itali për krimin e kryer.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë