Ka ndodhur

I dënuar për vjedhje dhe plagosje, kapet në lokalin e marrë me qira

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Durrës në një lokal që kishte marrë me qira.

Policia thotë se shtetasi me iniciale G.P.,ishte dënuar më parë për plagosje me armë zjarri dhe vjedhje në bashkëpunim.

Ai ka qenë i dënuar në vitin 2016 për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Armëmbajtja pa leje".

Ndërkohë, në vitin 2010 ishte dënuar për veprën penale "Vjedhja e kryer në bashkëpunim".

Gjatë kontrollit në local, policia gjeti një armë zjarri pistoletë dhe 2 krehër me 15 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë