Ka ndodhur

I dënuar për trafik heroine në Itali, policia e kap në një kafene në Durrës

Një 45-vjeçar i dënuar për trafik droge dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar në Itali, është vënë në pranga nga Policia e Durrësit.

I arrestuari është shtetasi Sokol Tatani (Isteri), banues në qytetin bregdetar. Ai është ndaluar teksa ka qenë i ulur në një kafene në lagjen nr.16 të qytetit në kuadër të operacioni të koduar “Las Coffee”.  

Tatani është dënuar me 9 vite burg nga Gjykata e Pizës për trafik droge dhe autoritetet gjyqësore të Barit kishin prerë një urdhër-arresti ndërkombëtar për të.

I ndaluari dyshohet se gjatë viteve 2001 dhe 2002, ka trafikuar sasi të ndryshme heroine nga Shqipëria për në Itali. Pas përfundimit të procedurave mes Interpol Romës dhe Tiranës, 45-vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë