Rend dhe Ligj

I dënuar për trafik droge, arrestohet 44-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 44-vjeçar, të dënuar nga Gjykata italiane e Triestes për trafik droge.

Bëhet fjalë për Nardi Hoxhën, banues në Durrës.

44-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Triestes, Itali e ka dënuar me 5 vite e 3 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Tashmë me arrestimin në Shqipëri, ai do të ekstradohet në Itali dhe do të vuajë dënimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë