Ka ndodhur

I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Policia njofton se është arrestuar shtetasi Roni Plaku, 36 vjeç, banues në Peqin.

Sipas policisë, 36-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë