Ka ndodhur

I dënuar për ngacmim seksual me të mitur, ekstradohet nga Greqia shqiptari

Arrestohet në Greqi një shtetas shqiptar, i dënuar për ngacmim seksual ndaj të miturve.
Në pranga ka rënë 55-vjeçari Sokol Metaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Metaj ishte dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Ngacmimi seksual”, ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt Tiranës.
"Shtetasi Sokol Metaj ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Ngacmimi seksual” dhe Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur lënien në fuqi të këtij vendimi penal", njofton policia.
Ngjarja
Më 15.11.2015, në afërsi të kalçetove të një kompleksi në Tiranë, në automjetin e tij, i dënuari Sokol Metaj, i cili ishte trajner futbolli, ka ngacmuar seksualisht dy shtetas të mitur, njërin prej të cilëve e kishte nxënës në kursin e tij të futbollit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë