Shtyhet seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për gjyqtarin Luan Daci, i cili është i dënuar për falsifikim dokumentesh.
Seanca e radhës do të mbahet më 5 shkurt.
Mësohet se seanca ndaj gjyqtarit është shtyrë për konkluzionet e prokurorisë.
Gjyqtari Luan Daci është dënuar në Shkallën e Parë për falsifikim dokumentesh.
Ai e ka apeluar vendimin, duke kërkuar pafajësi në Apel.
Ndërkohë, avokatët e tij kanë bërë mbrojtje dhe kanë paraqitur argumentet, duke theksuar se nuk ka vepër penale.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi për pezullimin nga detyra të ish-gjyqtarit Daci, pasi akuzohet për falsifikim të dokumenteve, duke fshehur vendimin për shkarkimin e tij në vitin 1997.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.