Lajme

I dënuar për drogë, arrestohet 36-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 36-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim për drogë.
Policia bën me dije se në pranga ka përfunduar shtetasi R. Gj., 36 vjeç, banues në Durrës.
Mësohet se Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë