Policia e Fierit ka ndaluar një shtetas, i cili ishte i dënuar nga drejtësia italiane me 15 vite e 5 muaj burg.
Policia njofton se operacioni është zhvilluar gjatë natës, në fshatin Radostinë Vadhizë, ku është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shtetasi i ndaluar është Renard (Krenar) Dashi, 46 vjeç, banues në Radostinë Vadhizë, Fier.
46-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Autoritetet Gjyqësore të Milanos Itali e kanë dënuar me 15 vjet e 5 muaj burg për veprat penale të “Skllavërisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.