Rend dhe Ligj

I dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, kapet në Tiranë 23-vjeçari

Arrestohet në Tiranë një 23-vjeçar i kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Policia thotë se është vënë në pranga Ardit Mali, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij është bërë i mundur në sajë të shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, Interpol Mançester/ Mbretëria e Bashkuar, Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Shërbimit të Sigurisë Diplomatike pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Siç njofton policia, 23-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet britanike, pasi Gjykata e Kurorës Guildford/ Mbretëria e Bashkuar, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Sulm seksual”, parashikuar nga legjislacioni britanik.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Mbretërisë së Bashkuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë