Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet për kryebashkiakun e zgjedhur të Shkodrës, Valdrin Pjetri, për të cilën Partia Demokratike thotë se është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.
Opozita thotë se kryebashkiaku socialist i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit ka fshehur në formularin e vetëdeklarimit një ndalim të vitit 2001-2002 nga autoritetet italiane.
Vetë Pjetri është shprehur i gatshëm që të verifikohet e shkuara e tij nga ana e organit të akuzës, ndërkohë që Lulzim Basha akuzoi drejtpërdrejtë Edi Ramën si njeriun që kishte urdhëruar Arta Markun dhe Donika Prelën që të bllokojnë verifikimet për kryebashkiakun e zgjedhur të Shkodrës.
“Hajduti Psiqik bllokon hetimet për Valdrin Pjetrin. Deja vu! Njësoj si me Ndokën e Frrokun, me Roshin e Dakon me kompani, kriminelët që ka sjellë në Kuvend e Bashki, Hajduti Psiqik i mbron, sepse pushtetin ai e merr dhe e mban vetëm me krimin”, deklaroi Lulzim Basha ditën e hënë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.