Lajme

I dënuar në Itali për vjedhje me dhunë, kapet 42-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga drejtësia italiane me 8 vite burg për “Vjedhje me dhunë”.
Policia bën me dije se ka vënë në pranga shtetasin I. D, 42 vjeç, lindur në Krujë dhe banues Tiranë.
Pas një pune të organizuar të policisë, ai është kapur në rrugën “Teodor Keko” në kryeqytet.
Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.
42-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lucca Itali e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë punën për plotësimin e proceduarave me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë