Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 54-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Bëhet fjalë për 54-vjeçarin Ramazan Ereqi, banues në Elbasan.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: R. E., 54 vjeç, banues në Elbasan”, thuhet në njoftimin e policisë.
54-vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë, pasi Gjykata e Torinos i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për vjedhje me dhunë dhe grabitje.
Policia thotë se veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.