Rend dhe Ligj

I dënuar me 8 vite burg për drogë në Itali, arrestohet 50-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 50-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për drogë.

Mësohet se në pranga ka përfunduar Sokol Rukaj, i cili ishte dënuar nga drejtësia italiane, me 8 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Policia thotë se ai është kapur në fshatin Kreshpan, në banesën e tij dhe u arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjykata e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë